North Stand i “Etihad” do të mbajë emrin e Pep Guardiolës

Futboll

North Stand i “Etihad” do të mbajë emrin e Pep Guardiolës

Më: 22 maj 2026 Në ora: 15:34
Stadiumi

North Stand i “Etihad” do të mbajë emrin e Pep Guardiolës

Manchester City ka vendosur ta nderojë trajnerin legjendar Pep Guardiola duke riemëruar tribunën “North Stand” të stadiumit “Etihad” me emrin e tij.

Sipas raportimeve të skysports.com⁠, klubi anglez po përgatit një homazh special për Guardiolën pas vendimit të tij për t’u larguar në fund të sezonit.

Përveç tribunës që do të quhet “Pep Guardiola Stand”, drejtuesit e klubit pritet të vendosin edhe një statujë të trajnerit jashtë stadiumit.

Guardiola largohet pas dhjetë vitesh historike te City, ku fitoi gjithçka në futbollin anglez dhe evropian, duke e shndërruar klubin në një nga më dominuesit në botë.

Spanjolli ka fituar 20 trofe me “Citizens”, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat