Besiktas konfirmon shitjen e Muçit te Trabzonspor

Futboll

Besiktas konfirmon shitjen e Muçit te Trabzonspor

Më: 22 maj 2026 Në ora: 15:44
Ernest Muçi

Ernest Muçi është zyrtarisht një lojtar i Trabzonspor. Besiktas ka njoftuar shitjen e kartonit të fantazistit shqiptar.

Muçi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit gjatë këtij edicioni, ku luajti si i huazuar nga Besiktas.

Fantazisti zhvilloi 27 ndeshje në kampionat, ku realizoi 11 gola dhe dha 3 asistime.

Paraqitjet e tij ndihmuan skuadrën të arrinte deri në finalen e Kupës së Turqisë.

Forma e mirë e 25-vjeçarit bëri që Trabzonspori të blejë kartonin e tij për rreth 9 milionë euro.

Muçi pritet të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, duke u bërë një nga futbollistët shqiptarë më të paguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat