Tirana mposhtet nga Kukësi në miqësore

Futboll

Tirana mposhtet nga Kukësi në miqësore

Më: 23 maj 2026 Në ora: 11:30
Tirana

Tirana është mposhtur ditën e djeshme nga Kukësi, në një ndeshje miqësore.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-3 në favor të verilindorëve.

Ndërsa pas sfidës para mediave ka folur edhe zv.trajneri i Tiranës, Sebino Plaku.

Ky i fundit theksoi se mesazhi më i mirë i kësaj ndeshje ishte aktivizimi i lojtarëve të rinj, të cilët janë stërvitur me ekipin së fundmi.

“Shumë lojtarë të rinj janë stërvitur me ne gjatë tre ditëve të fundit. Ky është mesazhi më i mirë që mund të marrim nga kjo ndeshje. Futbolli është momenti ku ti shfaq potencialin tënd dhe ndeshjet janë testi më i mirë për këtë.

Tirana është prioriteti ynë. Kemi ardhur në një moment të vështirë dhe tani presim që gjërat të bëhen edhe më mirë se sezoni i kaluar. Por zyrtarizimi nuk më takon mua”, u shpreh zv.trajneri i “bardhebluve”, Sebino Plaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat