Pankina e Italisë, Mancini: A më mungon Italia?

Futboll

Pankina e Italisë, Mancini: A më mungon Italia?

Më: 23 maj 2026 Në ora: 12:16
Mancini

‘Unë trajner i Italisë? Pyetja e radhës. Nuk jam këtu për të folur për këtë’-

Kështu u shpreh Roberto Mancini kur gjatë një eventi, u pyet në lidhje me mundësinë e kthimit në pankinën e skuadrës 4 herë kampione të botës.

‘A më mungon Italia? Kur je jashtë, gjithnjë të merr malli-tha më pas trajneri i Al Sadd i saposhpallur kampion i Katarit.

Një tjetër temë për të cilën foli Roberto Mancini është edhe ajo e largimit të Pep Guardiolës nga Manchester City pas 10 vitesh.

‘E kam të vështirë të flas për veten time, imagjino për të tjerët-shtoi Mancini-nuk di çfarë të them. Ai qëndroi për kaq shumë vjet te Manchester City dhe ka fituar shumë.

Të fitosh nuk besoj se është stresuese, por profesioni i trajnerit është shumë i vështirë’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat