Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë

Futboll

Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë

Më: 23 maj 2026 Në ora: 18:26
Carlo e Davide Ancelotti

Pas një eksperience të shkurtër në Brazil te Botafogo, Davide Ancelotti duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë si trajner.

RMC Sport zbulon se italiani është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Lille në Francë.

Trajneri aktual i Lille, Bruno Genesio, është shumë pranë kalimit te Olimpique Marseille. Në këtë situatë, presidenti i Lille, Olivier Letang, ka dy emra në listë për të zëvendësuar Genesio-n. I pari është Thiago Motta, i cili ka qenë i “papunë” që pa shkarkimit në mars të vitit 2025 nga stoli i Juventusit, por vazhdon të paguhet ende.

I dyti është pikërisht Davide Ancelotti, i cili aktualisht është i angazhuar në stafin drejtues te kombëtarja braziliane, e cila po bëhet gati për Kupën e Botës.

Në rast se Ancelotti do të marrë drejtimin e Lille, do të ketë mundësinë të debutojë edhe në Champions League sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat