Formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Gjermanisë

Futboll

Formacionet zyrtare për finalen e Kupës së Gjermanisë

Më: 23 maj 2026 Në ora: 19:33
Formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare për Finalen e Kupës së Gjermanisë: Bayern Munih – Stuttgart

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë në Olympiastadion, ku për trofeun do të përballen FC Bayern Munih dhe kampioni në fuqi i këtij kompeticioni, VfB Stuttgart.

Bavarezët hyjnë në këtë ndeshje me një mungesë të rëndësishme, pasi portieri dhe kapiteni Manuel Neuer ka pësuar një lëndim të ri dhe nuk do të jetë i gatshëm për finalen, një mungesë që pritet të ketë ndikim në formacionin e tyre.

Finalja pritet të sjellë një duel të fortë mes dy skuadrave, me Bayern Munich që kërkon të rikthejë trofeun, ndërsa Stuttgart synon të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Ndeshja e zjarrtë do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion në kanalin Sport 1 më fillim nga ora 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat