Shkëndija e Haraçinës në barazh synon elitën! 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës në barazh synon elitën! 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 20:07
Shkëndija e Haraçinës

Gjithçka është vendosur edhe zyrtarisht – Bregallnica e Shtipit është anëtari më i ri i elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, pasi pasditen e sotme në ndeshjen e javës së fundit (java e 30-të) të Ligës së Dytë triumfoi bindshëm në shtëpi me rezultat 7:0 ndaj Pobedës. 

Në barazhin për inkuadrim në elitë do të luajnë Skopje dhe KF Shkëndija e Haraçinës, që kampionatin e mbyllën në vendin e dytë dhe të tretë. 

Në të gjitha tetë ndeshjet e javës së fundit u shënuan plot 51 gola.

Rezultatet e javës së 30-të:

Bregallnica – Pobeda 7:0
Skopje – Detonit 5:1
Sasa – Shkëndija (H) 2:4
Novaci – Osogova 3:3

Ohrid – Sloga (V) 7:1
Prespa – Bellasica 1:3
Teteksi – G. Konjari 7:2
Vardari (N) – Kozhufi 0:5

Tabela 
Bregallnica – 71 pikë
Skopje – 71 pikë
Shkëndija (H) – 69 pikë
Ohrid – 68 pikë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat