Harry Kane realizon het-trik, Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë

Futboll

Harry Kane realizon het-trik, Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 21:55
Harry Kane

Bayerni i Munihut është fitues i Kupës së Gjermanisë në futboll. 

Bavarezët ishin më të mirë dhe me meritë triumfuan me rezultat 3:0 ndaj Stuttgartit, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin “Olympia” në Berlin.

Sulmuesi anglez Harry Kane është kreator i fitores së Bayernit.

Kane realizoi het-trik në këtë triumf të madh, ku i solli Bayernit edhe trofeun tjetër pas titullit të kampionit.

Kane ka shënuar në minutën e 55-të, 80-tën dhe 90+2 nga penalltia.

Stuttgarti u orvat maksimalisht por assesi që të befasojë kampionin gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat