Real Madridi fiton bindshëm! Mbappe + 2 para Vedat Muriqit

Futboll

Real Madridi fiton bindshëm! Mbappe + 2 para Vedat Muriqit

Nga: K.G. Më: 23 maj 2026 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka arritur fitore për prestigj në takimin e javës së fundit të kampionatit spanjoll.

Reali e mposhti me rezultat 4:2 Athletic Bilbaon, në takimin që u luajt në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Kylian Mbappe është shënuesi më i mirë i kampionatit me gjithsejt 25 gola, 2 më shumë se Vedat Muriqi që renditet në pozitën e dytë,

Për Realin realizuan Garcia (12'), Bellingham (41'), Mbappe (51') e Diaz (88’) dhe për udhëtuesit Guruzeta (45+1') e Izeta (90+2’).

Reali e mbylli kampionatin në vend të dytë me 86 pikë dhe Bilbao renditet në të 12-tin me 45..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat