Valencia befason Barcelonën

Futboll

Valencia befason Barcelonën

Më: 23 maj 2026 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Valencia ndali tre pikë për prestigj në javën e fundit në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Valencisë ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj kampionit Barcelonës.

Barcelona avancoi me rezultat 0:1 me golin e futbollistit Lewandowski në minutën e 61-të.

Nuk vonoi shumë, pas pesë minutave (66’) dhe vendasit barazuan me golin e futbollistit Guerra.

Në minutën e 71-të Rioja realizoi për 2:1 dhe Rodriguez në minutën e 90+7 për 3:1. 

Barcelona ka përfunduar në vend të parë me 94 pikë, ndërsa Valencia në të nëntin me 49 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat