Një tjetër shqiptar në Premier League?

Futboll

Një tjetër shqiptar në Premier League?

Më: 24 maj 2026 Në ora: 11:54
Premier League, flamuri shqiptar dhe Aidon Shehu

Hull City siguroi ngjitjen në elitë pasi mposhti Middlesbrough në ndeshjen e "play-off"-it në ligën e dytë angleze.

Sfida përfundoi në shifrat 1-0 në favor të vendasve dhe në këtë mënyrë, ata do të garojnë në Premier League në sezonin e ardhshëm 2026-27.

Pjesë e kësaj skuadre është dhe Aidon Shehu, mesfushori shqiptar i cili ende nuk ia ka dalë të bëjë debutimin e tij, por që shansi mund t'i vijë pikërisht në sezonin e ardhshëm. gjithnjë nëse drejtuesit e klubit nuk kanë plane të tjera për futbollistin 19-vjeçar.

Në elitë, Shehu do të gjente shqiptarin tjetër Anis Mehmetin, pasi ky i fundit siguroi po ashtu ngjitjen në elitë me Ipswich Town. Sa i përket paraqitjeve me fanellën e Shqipërisë, mesfushori i talentuar luan me Kombëtaren U-21 ku ka zhvilluar 8 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat