Reagojnë “Kuqezinjtë e Jakovës”

Futboll

Reagojnë “Kuqezinjtë e Jakovës”

Më: 24 maj 2026 Në ora: 16:46
“Kuqezinjtë e Jakovës”

Zhgënjimi nuk njeh kufij!

Tifozët “Kuqezinjtë e Jakovës” janë të zhgënjyer me klubin e zemrës, Vëllaznimin e Gjakovës.

Sërish nuk e realizuan rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës. Vëllaznimi dje pësoi humbje si vendas me rezultat 3:1 nga Vushtrria.

Image

Fitorja i rikthente në elitë, humbja i la edhe pa barazh!

“Qyteti jonë është qyteti se qysh në fëmijëri mësohet dashnia për klubet me emrin Vëllaznim dhe për ngjyrat kuq e zi, dashni e cila kalon brez pas brezi.

Image

Vëllaznimi, klubi i cili krenohej e gjithë shqiptari për ngase asnjëherë s’e ndërroj emrin e as ngjyrat kuq e zi as në kohë të armikut, klubi vetëm me këto ngjyra që nga themelimi i tij në vitin 1927.

Shumë premtime nga shumë kryetarë t’klubit e shumë njerëz, ama asnjë realizim, por prap Kuqezinjet e Jakovës ishin aty.
2018, historia e njejt n’Drenas kundër Ferizajt e KZJ ishin aty edhe pas rënies së klubit, gjithmonë aty, gjithmonë për qytetin e për klubin tonë.

2019, historia e njejt kundër Trepçës në Prishtinë, shumë fjalë pa vepra nga kryesia e atëhershme, lojtarë t’qytetit të cilët nuk e ndjenin peshën e fanellës që mbanin. KZJ ishin aty prapë se prapë vit pas viti me premtime boshe nga shumë kryesi e shumë njerëz.

Kaluan shumë vite n’ligë t’parë, qyteti që jeton për futbollin, qyteti edhe pse klubi tyre s’u bë asnjëherë kampion mblidhte shikues sa e gjithë Superliga bashkë. Vit pas viti ne ishim aty për klubin, për qytetin, për ngjyrat tona në shumë livadhe e katune, dominuam shumë qytete edhe pse n’ligë t’parë.

Njejt si këtë vit dhe vitin e kaluar, çdo ndeshje udhëtim në çdo qytet, bile edhe ndeshjet vendase i luanim në udhëtim ku KUQEZINJET E JAKOVËS nuk munguan asnjëherë edhe pse ishim n’ligë t’parë, ku tifogrupet tjera të Kosovës edhe pse kampion të Kosovës nuk ishin sa ne, prapë se prapë sezon i njejt, fjalë shumë e premtime shumë po VELLAZNIMI prapë n’ligë t’parë.

Sezoni i ri këtë vit erdhi me shumë premtime, me shumë mund nga shumë njerëz, por prapë se prapë klubi dështoi, ata që nuk dështuan ishim NE dhe QYTETI jonë, udhëtime si në Mitrovicë dhe si n’Pejë me nga 1500-2000 tifozë që çdo klub i Kosovës jo vetëm n’ligë t’parë po edhe në Superligë do ta donte, por këtë gjë e ka vetëm Vëllaznimi e asnjë qytet tjetër, por prapë se prapë zhgënjim në dyja rastet, prapë pas ndeshjes premtime nga lojtarët tanë por prapë dështuan.

Dje ishte ndeshja vendimtare, atmosferë të cilën do ta donte e gjithë Shqiptaria por të cilën e ka vetëm qyteti ynë edhe pse LIGË T’PARË, përkundër që i gjithë qyteti ishte në përkrahje tuajën, lojtarët në fushë dështuan për ëndrrën tonë. Çdo viti njejtë ne prapë aty!

Fotot më poshtë nuk janë të një kampioni e as ndeshjeve që na çojnë për në EUROPË, janë të një TIFOGRUPI dhe QYTETIT që 40 vite s’ka fituar kampionat e të një Klubi që 10 vjet prek ligën e parë.

Kjo është një histori e vogël e kësaj dekade t'fundit.

Dje s’ka humbur VELLAZNIMI e as ne, ka humbur Superliga”, ka shkrar grupi i tifozëve “Kuqezinjtë E Jakovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat