Lufta për vendet në Ligën e Kampioneve në Serinë A është zgjidhur në mënyrë dramatike me Milanin që ka rrëshqitur në renditje e duke përfunduar jashtë skuadrave që do të luanin në turneun më të rëndësishëm për klube në sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë u mundën 1-2 nga Kaljari në shtëpi dhe Fabio Capello ka bërë të qartë se dukej si një fund i pritshëm për ekipin e Alegrit.
“Pashë një ekip, atë të Alegrit, pa forcë, pa vullnet, pa ide.
Siç ndodhi për pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit.
Dhe duhet shtuar se kundër Kaljarit, ata ishin gjithashtu me fat që përfundoi vetëm 1-2. Revolucion? Po, por vetëm nëse në themele ka një ide, sepse përndryshe është e kotë të bësh revolucione”, tha fillimisht ish-trajneri i njohur.
Më pas ai foli edhe për ekipet e tjera si Juventusi, Roma e Komos, për atë që kishin bërë gjatë këtij sezoni.
“Edhe në Torino nevojitet një mbledhje e mirë, pasi janë shpenzuar para dhe nuk janë parë rezultate.
Ndërsa duartrokas Gasperinin, pasi e di se sa e komplikuar është të kesh sukses në një ambient si ai i Romës, i mrekullueshëm në disa aspekte, por padyshim edhe shumë stresues.
Komo? Sipas meje është konfirmimi i asaj që ka treguar gjatë të gjithë kampionatit.
Kur mundi Juventusin, e kisha thënë se sipas meje, kushdo që kishte ambicie për të hyrë në zonën Champions, duhej të bënte llogaritë me ekipin e Fabregas”, tha Capello .