Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Më: 25 maj 2026 Në ora: 12:03
Kreshnik Uka

Federata e Futbollit e Kosovës, i ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, futbollistit të KF Drenicës, Kreshnik Uka, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitoren ndaj Ferizajt me rezultat 3:2, ku realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, transmeton klankosova.tv.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për skuadrën.

“Çdo lojë prej sezonit pranveror ka qenë finale për neve.

E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, pavarësisht faktit që Ferizaji ishte përshëndetur nga Albi Mall Superliga, por e kemi ditur që ka me qenë shumë vështirë me fitu dhe në fund ia arritëm. Jam i lumtur që kontribuova me dy gola dhe një asistim.

I falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi për angazhimin gjatë gjithë ndeshjes”.

“Ndeshjen e fundit e kemi ndaj Prishtinës si mysafir dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të shkojmë për tri pikë për t’iu shmangur barazhit. Faleminderit Federatës për çmimin “Ylli i Javës”, si dhe të gjithë bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve për përkrahjen e tyre”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat