Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.
Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.
Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si edhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.
Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”.
Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.