Largim “rrufe” nga klubi i Superiores

Futboll

Largim “rrufe” nga klubi i Superiores

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:42
Fatmir Prenga, Altin Bytyçi, Marcelino Preka dhe Pano Qirko / Tirana - Partizani

Fatmir Prenga nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës.

Është vetë sulmuesi 25-vjeçar që ka njoftuar largimin nga klubi vorak, të cilët siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.

“Sot mbyll rrugëtimin me FK Vorën. Faleminderit presidentit, i cili besoi tek unë! Jam falenderues ndaj të gjithë çunave të ekipit, gjithashtu dhe tifozëve të mrekullueshëm që më kanë suportuar gjithmonë. Ju uroj suksese në vazhdim, faleminderit”, shkruan Prenga.

Kujtojmë se Prenga e ka nisur karrierën e tij te Laçi, ndërsa përveç Vorës ka luajtur edhe me Erzenin e Tiranën. Tashmë, 25-vjeçari është “okazion” për klubet e Superiores, pasi del si lojtar i lirë në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat