Lukaku: Nuk erdha në Belgjikë për pushime

Futboll

Lukaku: Nuk erdha në Belgjikë për pushime

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:57
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku, foli për RTBF mbi polemikat e javëve të fundit dhe raportin e tij me klubin napolitan:

“Më bezdis pak mënyra sesi disa media italiane i paraqitën gjërat.

E ekzagjeruan. Nuk kam ardhur në Belgjikë për pushime, doja të rikthehesha sa më shpejt në versionin tim më të mirë sportiv”.

Më pas foli edhe për marrëdhënien me Napoli: “Gjithçka është në rregull.

Kuptohet pse veprova në atë mënyrë. Dashuria ime për klubin mbetet e paprekur. Më ka mbetur edhe një vit kontratë, jam lojtar i Napolit. Nuk jam tipi që kërkon të largohet”.

Në fund, Lukaku komentoi edhe gjendjen e tij fizike: “Po ndihem gjithmonë e më në formë. Jam më mirë krahasuar me periudhën para Botërorit 2022. Në atë kohë nuk duhej të shkoja në Katar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat