Selektori i Maqedonisë së Veriut U-19, Dimitar Kapinkovski, kë bërë të ditur listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Sllovenisë që do të luhen në Shkup.
Ai ka ftuar 22 lojtarë për këto dy ndeshje, që do të hyjnë në ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian.
Ndeshjet do të luhen në fushat e Qendrës Stërvitore “Petar Miloshevski”.
E para luhet sot në orën 17:00, dhe e dyta do të luhet të enjten dhe do të fillojë saktësisht në mesditë.
Janë ftuar edhe pesë futbollistë shqiptarë, mbrojtje Alban Roçi (Struga Trim Lum), mesfushë Valmir Hamiti (Rabotniçki) e Lorent Zhaku (Rabotniçki); sulm Flori Iljazi (Shkendija) e Florent Osmani (Arsimi)..