Juventus pa Champions, por me plan për rilindje

Futboll

Juventus pa Champions, por me plan për rilindje

Më: 26 maj 2026 Në ora: 15:30
Juventusi

Java që vjen pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Juventusit.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League dhe barazimit në derbin me Torinon, pronari John Elkann do të zhvillojë një takim me drejtuesit dhe stafin teknik për të përcaktuar rrugën e klubit.

Pavarësisht rezultateve zhgënjyese, ideja kryesore duket të jetë vazhdimësia.

Drejtori i klubit, Comolli, dhe trajneri Spalletti kanë konfirmuar se duan të vazhdojnë projektin bardhezi, ndërsa edhe pronari nuk duket i prirur për një tjetër revolucion në pankinë apo në drejtim.

Megjithatë, nëse palët nuk gjejnë një marrëveshje të përbashkët për vizionin e së ardhmes, ndryshimet mund të bëhen të pashmangshme.

Sa i përket merkatos, në qendër të projektit mbetet Dusan Vlahovic.

Sulmuesi serb, autor i dy golave në derbin e fundit, do të takohet me klubin për rinovimin e kontratës.

Spalletti e konsideron pjesë kyçe të rindërtimit, por problemi mbetet ekonomik: lojtari kërkon 8 milionë euro në sezon, ndërsa Juventusi nuk dëshiron të kalojë kufirin e pagës të vendosur me kontratën e Yildiz.

Objektivat kryesorë mbeten edhe dy lojtarë të Liverpool-it: portieri brazilian Alisson, për të cilin flitet se ekziston tashmë një marrëveshje paraprake, dhe mbrojtësi skocez Robertson, për të cilin Juventusi duhet të mposhtë konkurrencën e Tottenhamit.

Tashmë, Juventusi ndodhet përballë një vere vendimtare, mes konfirmimeve dhe ndryshimeve, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në elitën e futbollit europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat