Mediumi çek shkruan për Rrahmanin dhe Krasniqin

Futboll

Mediumi çek shkruan për Rrahmanin dhe Krasniqin

Nga: K.G. Më: 26 maj 2026 Në ora: 16:16
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi mund të rikthehen në fundjavë në stadiumin e Letnas. 

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, i ka ftuar të dy futbollistët për ndeshjen miqësore të së dielës kundër Republikës së Çekisë në Pragë.

“Rrahmani është futbollist i AC Sparta Pragë, ndërsa Krasniqi pritet të rikthehet te skuadra çeke pas përfundimit të huazimit te Legia nga Varshava. Federata e Futbollit të Kosovës e publikoi listën zyrtare në faqen e saj.

Për kombëtaren çeke, përballja me Kosovën do të jetë testi i parafundit para 2026 Kampionatit Botëror në Amerikën e Veriut. Trajneri Miroslav Koubek pas ndeshjes do të shpallë listën përfundimtare për Botërorin, ndërsa ekipi më pas do të udhëtojë drejt Neë Jerseyt, ku të enjten e ardhshme do të përballet me Guatemala.

Rrahmani të dielën realizoi golin e fitores për Spartën në ndeshjen ndaj FC Hradec Kralové (2:1), në javën e fundit të kampionatit, duke e mbyllur sezonin me 11 gola dhe tri asistime.

Krasniqi, gjatë huazimit te Legia, regjistroi dy gola dhe dy asistime në 31 paraqitje zyrtare. Trajneri Marek Papszun ka bërë të ditur se Legia nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së futbollistit, i cili ishte në konkurrencë për formacionin bazë. Kështu, ai pritet të rikthehet te Sparta pas sezonit.

Në dy ndeshjet miqësore, Fodës do t’i mungojnë disa prej futbollistëve kryesorë, si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Florent Muslija. Në të njëjtën kohë, trajneri synon t’u japë hapësirë edhe disa lojtarëve të rinj”, shkruan media çeke “Sport”.
.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat