Media spanjolle për Piratin e Kosovës: Hyn në histori 

Futboll

Media spanjolle për Piratin e Kosovës: Hyn në histori 

Nga: K.Goca Më: 27 maj 2026 Në ora: 11:54
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi apo Pirati i Kosovës, ka rënë prej lige më skuadrën e tjj, Mallorca.

Fati i Muriqit nuk dihet se do të mbetet apo jo në Mallorca.

“Muriqi ka përjetuar sezonin më të çuditshëm të karrierës së tij profesionale.

Nga njëra anë, ai ka qenë i pandalshëm para portës, duke kaluar sezonin më produktiv të karrierës.

Sulmuesi i Mallorcës shënoi 23 gola në 36 ndeshje, një statistikë e jashtëzakonshme sipas çdo standardi. Ai gjithashtu luajti më shumë minuta se kurrë më parë.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij të shkëlqyera individuale, Mallorca ra nga elita, ndërsa Kosova nuk arriti të kualifikohej në Botëror.

Dy goditje të rënda që Muriqi me shumë gjasë do t’i kishte ndërruar me një sezon më pak spektakolar në aspektin personal”, ka shkruar media spanjolle “Mundodeportivo”. 

Muriqi hyn në histori

“Para Muriqit, vetëm disa futbollistë në historinë e kampionatit kishin shënuar më shumë se 20 gola dhe megjithatë kishin parë skuadrën e tyre të binte nga liga.

Enrique Castro Quini e bëri këtë me Sporting de Gijón në sezonin 1975/76 me 21 gola.

Fernando Morena e përsëriti me Rayo Vallecano në sezonin 1979/80, po ashtu me 21 gola.

Rasti i vetëm i këtij shekulli kishte qenë Jimmy Floyd Hasselbaink, i cili realizoi 24 gola për Atlético de Madrid në sezonin 1999/2000.

Muriqi tashmë ka siguruar vendin e tij në historinë e Mallorcës pasi ka kaluar Samuel Eto'o si golashënuesi më i mirë i klubit në historinë e La Ligës. Megjithatë, sulmuesi tani përballet me një vendim të madh për të ardhmen.

Edhe pse raportohet se është i lumtur në ishull, rënia e Mallorcës ka bërë që largimi të duket pothuajse i pashmangshëm për të gjitha palët”, ka shkruar media spanjolle.

Për të mirën e futbollit spanjoll, shumëkush do të dëshironte që “Pirati” të vazhdojë të shënojë gola në stadiumet e La Ligës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat