Kompani cakton datën e rikthimit, te Bajerni e vendosin kur do nisin sërish përgatitjet

Futboll

Kompani cakton datën e rikthimit, te Bajerni e vendosin kur do nisin sërish përgatitjet

Më: 27 maj 2026 Në ora: 12:42
Bajerni

Bajerni mund ta shoh me kënaqësi sezonin e kaluar.

Trajneri Vinsent Kompani duket se ka caktuar tashmë një datë të rëndësishme për fillimin e përgatitjeve verore.

Sipas “Bild”, stërvitja e Bajernit është planifikuar të nis më 20 korrik. Kompani pritet t’i ketë yjet e tij sërish në fushë në Mynih në atë datë. Pothuajse e gjithë skuadra e kampionëve rekord të Gjermanisë do të jetë në aksion këtë verë në Kupën e Botës 2026.

Finalja zhvillohet më 19 korrik në Nju Jork. Kush do të rikthehet realisht në stërvitje që të nesërmen varet shumë nga ecuria e turneut. Vetëm kombëtarja gjermane përfshin shtatë yje të Bajernit në listën zyrtare për Kupën e Botës: Manuel Nojer, Xhoshua Kimish, Aleksandar Pavloviç, Xhonatan Tah, Leon Goretzka, Lenart Karl dhe Jamal Musiala. Goretzka do të largohet nga klubi më 1 korrik.

Edhe Jonas Urbig do të udhëtoj drejt Amerikës së Veriut si portier stërvitor. Sipas tabloidit gjerman, lojtarët e paktë të Bajernit që nuk do të marrin pjesë në Kupën e Botës do të marrin me vete “plane individuale stërvitore” gjatë pushimeve.

Bajerni i Mynihut do ta zhvilloj ndeshjen e parë miqësore të përgatitjeve verore më 25 korrik ndaj Vehen Visbaden. Në fillim të gushtit, bavarezët do të udhëtojnë drejt Azisë, ku janë planifikuar ndeshje kundër klubit koreanojugor Jeju SK dhe fituesit të Europa Ligë, Aston Vila. Më 15 gusht, Bajerni do të pres në shtëpi Lajpcigun për një tjetër test të fortë. Stafi teknik i Bajernit shpreson që skuadra të arrij formën optimale përpara nisjes së sezonit të ri, pavarësisht ngarkesës së madhe të lojtarëve gjatë verës.

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit 2026/ 27 do të zhvillohet më 22 gusht kundër Borusia Dortmund në kuadër të Franc Bekenbauer Superkup. Sezoni i Bundesliga do të nis fundjavën pasuese. Meqenëse Superkupa përplaset me raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, Bajerni i Mynihut nuk do ta nis rrugëtimin drejt Berlinit deri në shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat