Portieri i Elbasanit merr ftesën e Kombëtares

Futboll

Portieri i Elbasanit merr ftesën e Kombëtares

Më: 27 maj 2026 Në ora: 14:03
Elbasani

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve, duke ftuar edhe portierin e Elbasanit, Klevi Totoshin.

Pikërisht për këtë të fundit, ka reaguar klubi “verdheblu” i Superiores.

Këta të fundit krenohet me portierin e tyre, të cilit puna e mirë gjatë këtij sezoni iu shpërblye me ftesë nga Kombëtarja.

“Klevi Totoshi është grumbulluar nga Kombëtarja U-21 për miqësoret e ardhshme ndaj Sllovenisë dhe Italisë. Suksese Klevi”, shkruan klubi i Elbasanit në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat