Dean Huijsen ishte surpriza e madhe e listës së Spanjës për Botërorin 2026.
Titullari i Real Madrid u la jashtë nga trajneri De La Fuente.
“Shumë urime shokëve të mi të ekipit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.
Do t’i mbështes nga shtëpia si çdo spanjoll tjetër”, shkruan mbrojtësi në reagimin e fundit.
Huijsen ka befasuar disi me vendimin për këtë reagim. Mbrojtësi nuk ka kërkuar të shtojë polemikat, dhe pse u tha që mbetja jashtë e ka nervozuar.
21-vjeçari largohej nga Holanda për të përfaqësuar Spanjën. Pavarësisht se ëndrra e tij ishte pjesëmarrja në Botëror, nuk u konkretizua.