Napoli nis bisedimet me yllin e bardheiznjve

Futboll

Napoli nis bisedimet me yllin e bardheiznjve

Më: 27 maj 2026 Në ora: 18:49
Pamje nga ndeshja

Sipas Tuttosport, shanset që Dushan Vlahoviq të rinovojë me Juventus janë të pakta, për të mos thënë zero. Madje, Napoli ka nisur bisedimet paraprake me rrethin e sulmuesit serb.

Problem është paga e majme e lojtarit, i cili aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon. Kushti i vendosur nga Juventus ishte pikërisht ulja e rrogës, gjë që nuk është pranuar nga përfaqësuesit e lojtarit.

Duke ditur se Vlahovic do të largohet falas, interesi për të është shumë i madh edhe jashtë Serie A. Newcastle, Atletico Madrid dhe Bayern po ashtu interesohen për sulmuesin serb.

Një gjë mund të thuhet me siguri, që Vlahovic sezonin e ardhshëm nuk do të veshë fanellën e Juventusit. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në Serie A, apo do të provojë një aventurë tjetër larg Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat