Skuadra angleze, Crystal Palace, është në festë të madhe, duke triumfuar në finalen e Conference League në futboll.
Crystal Palace është fitues i trofeut të Conference League, pasi që në finale e mposhti me rezultat 1:0 skuadrën spanjolle Rayo Vallecano nga Madridi.
Finalja u luajt në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig.

Pamje nga finalja
Futbollisti Jean-Philippe Mateta shënoi në minutën e 51-të, ai nga afërsia me qetësi e përplasi topin në rrjetë duke e lënë të shtangur skuadrën spanjolle,.
Nga ana tjetër, futbollisti shqiptar Ivan Balliu nuk u paraqit asnjë minutë për Vallecanon e cila doli e dëshpëruar nga kjo finale e madhe.