Nejmar bëhet makth për Ançelotin, merr lajmin e keq te Brazili para Botërorit

Futboll

Nejmar bëhet makth për Ançelotin, merr lajmin e keq te Brazili para Botërorit

Më: 28 maj 2026 Në ora: 14:13
Nejmar dhe Ancelotti

Nejmar është problemi kryesor i Brazilit ndërsa në prag është Botërori 2026. Sulmuesi rezulton të jetë i dëmtuar, edhe pse u tha nga Santos që nuk ka asgjë serioze.

Nejmar nuk u stërvit dot dje, ndërsa po ashtu bëri edhe një rezonancë. Sipas raportimeve nga Brazili, gjendja mund të jetë më serioze se sa u trajtua nga Santos.

Gjasat janë të mëdha që të mungojë në miqësoret me Panaman dhe Egjiptin. Sfidat e programuara më 31 maj dhe 5 qershor nuk duket se do ta gjejnë Nejmarin në formë.

Ançeloti e ktheu sulmuesin në skuadër, ndërsa mungonte prej vitit 2023. Dëmtimet e kanë penguar në maksimum Nejmarin gjatë kësaj kohe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat