Trajneri i Izraelit, Ran Ben Shimon publikoi këtë të enjte listën e plotë të futbollistëve që do të grumbullohen për miqësoren me Shqipërinë.
Ai ka vendosur t’u japë pushim disa lojtarëve të rëndësishëm, mes tyre Dor Peretz dhe Muhammad Abu Fani, për shkak të paqartësive mbi të ardhmen e tyre.
Omri Gendelman dhe Tai Ribou mungojnë për shkak dëmtimi, çka ka sjellë edhe disa emra të rinj në skuadër.
Sulmuesi Tai Abed, i cili luan te Levante, është thirrur për herë të parë me përfaqësuesen A.
Ftesë ka marrë edhe qendërsulmuesi Idan Toklomati, pas paraqitjeve shumë të mira me Charlotte.
Rikthim i rëndësishëm është edhe ai i Neta Lavi, i cili thirret pas rreth një viti e gjysmë mungesë.
Në listë është përfshirë për herë të parë mbrojtësi Itay Rotman.