Liverpooli “bllokon” transferimin e Alissonit te Juventusi

Futboll

Liverpooli “bllokon” transferimin e Alissonit te Juventusi

Më: 29 maj 2026 Në ora: 14:30
Alisson

Portieri brazilian, Alisson nuk do të transferohet te Juventusi.

Kjo pasi që “Reds”, i kumtuan lajmin atij se nuk kanë ndërmend ta shesin duke e parë si një lojtar të rëndësishëm në skuadër.

Kontrata aktuale e brazilianit vlen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Alisson, bëri 35 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon dhe arriti të mbante 13 herë portën e paprekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat