Shkëndija e Haraçinës shumë afër historisë 

Futboll

Shkëndija e Haraçinës shumë afër historisë 

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2026 Në ora: 15:06
Shkëndija e Haraçinës

Klubi i futbollit Shkëndija e Haraçinës është shumë afër që të shkruajë historinë, të inkuadrohet në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Një fitore janë larg elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija është gati për sfidën e të dielës (16.30) në Kavadar, ku ndeshen me Pelisterin e Manastirit.

“Të dielën luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

90 minuta që ndajnë ëndrrën tonë nga Liga e Parë.

KF Shkëndija 77 në këtë balotazh hyn me djersë, sakrificë dhe punë të ndershme gjatë gjithë sezonit. 

Prandaj, nga Federata e Futbollit kërkojmë vetëm një gjë: referim korrekt dhe ndeshje fer, ashtu siç e meriton futbolli dhe sporti.

Nuk kërkojmë ndihmë nga askush.

Kërkojmë vetëm drejtësi në fushë.

Të dielën, bashkë për Shkëndijën!”, ka bërë të ditur Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat