Mbrojtësi anglez, Kieran Trippier ka gjetur skuadër të re pas largimit nga Newcastle United.
“Trips”, do t’i bashkohet Wolverhampton Wanderers e cila do të rikthehet në “Championship” pas 8 vitesh.
Anglezi, do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Wolves ku i bashkohet si transfer i lirë.
Ai ishte deri më tani pjesë e Newcastle, ku bëri 160 paraqitje dhe arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup.