Kur oktapodi Pol parashikoi të gjitha rezultatet e sakta të Gjermanise në Botërorin e vitit 2010 u konsiderua në të gjithë botën si orakull.
Por nga ai edicion, parashikuesi më i saktë deri tani ka rezultuar ekonomisti gjerman Joakim Klement që ka goditur në shenjë 3 fituesit e Botërorëve të kaluar, Gjermaninë në vitin 2014, Francën në 2018 dhe Argjentinën në 2022.
Por çfarë mendon këtë herë Klement? Ai ka parashikuar se fituesi i Botërorit të këtij edicioni do të jetë Holanda dhe do të mundë në finale Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
“Gjithçka nisi si një shaka vite më parë kur desha t’i provoja botës se edhe ekonomistët mund të bëjnë parashikime. Unë marr parasysh popullsinë, gjendjen ekonomike të shteteve, renditjen e FIFA-s dhe elementë të tjerë. Por 50% në këtë histori është edhe fat”, tha ekonomisti, Joakim Klement.
Sipas Klement ky Botëror do të ketë surpriza të mëdha pasi Brazili do të eliminohet nga Japonia në fazën pas grupeve.
Ai tregon me humor se kolegët e tij kanë vendosur baste kur mësuan se Holanda do të fitojë Kupën e Botës, diçka që e ka vënë përpara përgjegjësisë sepse në të kundërt nuk rikthehet dot në punë.