Marquinhos: Është gjithmonë e rëndësishme të jesh i motivuar

Futboll

Marquinhos: Është gjithmonë e rëndësishme të jesh i motivuar

Më: 29 maj 2026 Në ora: 19:13
Marquinho

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, është shfaqur në konferencë për shtyp para finales së Champions League ku do të përballen me Arsenalin.

“Është gjithmonë e rëndësishme të jesh i motivuar.

E dëshmuam përsëri këtë vit. Këto janë momente kyçe.

Pasi fiton, sapo shijon atë sukses, ke një dëshirë të fortë për ta rijetuar atë”.

“Emocioni, atmosfera në dhomën e zhveshjes, ne jemi luftëtarë. Duhet të jemi të uritur”.

Marquinhos përsëri për qasjen e Paris Saint-Germain krahasuar me vitin e kaluar: “Emocionet që ndjen përpara një ndeshjeje janë gjithmonë të njëjta, edhe nëse i ke përjetuar tashmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat