Jasharit i del emri te klubi tjetër i Serisë A

Futboll

Jasharit i del emri te klubi tjetër i Serisë A

Më: 29 maj 2026 Në ora: 20:26
Ardon Jashari

Atalanta ka nisur punën në tregun e transferimeve për përforcimin e repartit të mesfushës, përpara zyrtarizimit të trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Drejtuesit e klubit bergamask janë vënë në kërkim të një pasuesi të Edersonit, i cili po shtyn drejt Manchester United.

Sipas raportimeve të fundit nga “Sportitalia”, në shënjestrën e klubit kanë përfunduar dy mesfushorët e Milanit, Ardon Jashari dhe Samuele Ricci. Interesim më i veçantë po tregohet për mesfushorin shqiptar të Zvicrës, i cili kaloi një sezon të vështirë te kuqezinjtë si pasojë e një dëmtimi të rëndë në pulpë.

Bisedimet e para zyrtare mes palëve pritet të nisin shumë shpejt për të kuptuar pretendimet ekonomike

. E ardhmja e lojtarëve do të varet shumë edhe nga ndryshimet që po ndodhin në hierarkinë drejtuese të klubit kuqezi.

Përcaktimi i strategjisë së re të Milanit do të qartësojë nëse Jashari do të lejohet të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat