Barcelona – Atletico, “sherr” në rrjet për Alvarezin

Futboll

Barcelona – Atletico, “sherr” në rrjet për Alvarezin

Më: 30 maj 2026 Në ora: 11:30
Pamje nga ndeshja

Barcelona nuk është pranë transferimit të Julian Alvarez, pavarësisht zërave, pasi Atletico Madridi reagoi me ironi në rrjetet sociale ndaj katalanasve.

“HERE WE GO! I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën për transferimin e Yamal; 4 bileta për koncertin e Bad Bunny nesër, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli.

Presim përgjigjen për të përgatitur njoftimin”.

Më pas për Pedrin: “HERE WE GO! Për ofertën e dytë kemi problem; kanë mbaruar biletat për koncertin e nesërm, ndaj e përmirësojmë me 6 bileta për koncertin e së dielës”.

“Për ta kompletuar treshen, lojtari vjen huazim për një sezon dhe në këmbim japim Tom Ford dhe Smith pa opsion blerjeje. Ofertë e parezistueshme”.

Klubi madrilen shton se këto postime janë satirë dhe thekson rrezikun e dezinformimit në rrjetet sociale, duke kritikuar fushatat e sulmeve dhe ‘fake news’, si dhe përmbyll me mohim për ofertë ndaj drejtorit sportiv të Barcelonës!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat