Arkitekti” i ringritjes së Tiranës merr vendimin final

Futboll

Arkitekti” i ringritjes së Tiranës merr vendimin final

Më: 30 maj 2026 Në ora: 11:55
Orges Shehi

Orges Shehi dhe Tirana nuk do të vijojnë më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ardhshëm.

Burimet për mediat raportojnë se mes trajnerit dhe kryeqytetasve nuk është gjetur gjuha e përbashkët për vazhdimësinë e projektit, çfarë ka bërë që palët të ndajnë rrugët.

Mësohet se termat e kontratës së ofruar si dhe qasja që do të ndiqet në merkato nuk kanë bindur durrsakun që të vendosë përfundimisht për largim.

Për Shehin ekziston një interesim konkret nga Superliga e Kosovës, aty ku flitet se Prishtina i ka ofruar një projekt ambicioz si dhe një kontratë të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat