Interi shpreh interesim të madh për Curtis Jones

Futboll

Interi shpreh interesim të madh për Curtis Jones

Më: 30 maj 2026 Në ora: 12:26
Curtis Jones

Interi ka identifikuar mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar veror dhe tashmë po punon për të finalizuar marrëveshjen.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit zikaltër e konsiderojnë anglezin profilin ideal për mesfushën e Cristian Chivut, i cili është një admirues i madh i cilësive të tij.

Jones ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin dhe thuhet se është i hapur për një aventurë të re në Serie A.

Madje, lojtari e ka vendosur Interin si prioritetin e tij për transferimin e parë jashtë Anglisë, duke refuzuar interesimin e disa klubeve të tjera.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet çmimi. Liverpooli kërkon rreth 30-35 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa oferta aktuale e Interit është më e ulët.

Diferenca mes palëve ende ekziston, por konsiderohet e kapërcyeshme, me bisedimet që po vazhdojnë intensivisht.

Një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit mund të jetë çelësi për arritjen e marrëveshjes.

Zikaltrit besojnë se Jones mund të jetë goditja e parë e madhe e verës, ndërsa negociatat me Liverpoolin pritet të hyjnë në fazën vendimtare në ditët e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat