Jasharin e duan dy klube të njohura të Serisë A

Futboll

Jasharin e duan dy klube të njohura të Serisë A

Më: 31 maj 2026 Në ora: 15:43
Jashari

Përvoja e Ardon Jasharit te Milani nuk shkoi ashtu siç pritej.

Mesfushori shqiptar u afrua me bujë te kuqezinjtë, madje duke krisur edhe raportet e tij me Klub Bryzhin.

Por minutat e tij te Milani rezultuan të pakta, teksa shpesh në mediat italiane është cilësuar si një nga dështimet e Tares në merkato.

Megjithatë, edhe ose zhvilloi një sezon të dobët te skuadra e njohur italiane, interesi për të nuk mungon.

Sipas mediave përtej Adriatikut, Roma dhe Atalanta kërkojnë ta kenë pjesë të organikës së tyre, por situata e krijuR zë fundmi me largimet e drejtuesve te Milani po mbajnë peng negociatat.

Rasti i Jasharit të kthen në kujtesë De Ketelaeren.

Ky i fundit erdhi me po të njëjtën bujë nga Belgjika te Milani, ku u cilësua ai një transferim i dështuar. Më pas ai u transferua te Atalanta, ku nën drejtimin e Gasperinit shkëlqeu në fushën e lojës. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky rasti edhe me Ardon Jasharin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat