Alioski: Bardhi na mungon shumë

Futboll

Alioski: Bardhi na mungon shumë

Nga: K.G. Më: 31 maj 2026 Në ora: 19:31
Ezgjan Alioski

Në konferencën për shtyp të mbrëmjes, para ndeshjes miqësore të nesërme me Turqinë në Stamboll, i rikthyeri te Maqedonia e Veriut, futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski, shpreh optimizmin.

“Është gjithmonë kënaqësi të kthehem këtu.

Por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse nesër është një ndeshje krejt tjetër.

Shpresoj që publiku të kënaqet.

Përfaqësuesja është e rinovuar, por edhe kjo skuadër ka cilësi, gjë që u pa ndaj Bosnjë e Hercegovinës.

Këto dy ndeshje janë shumë të mira për ne.

Sa i përket numrit 10 që po e mbaj, dua të them se nuk luan numri, por lojtari. Bardhi na mungon shumë, por për shkak të tij e mora numrin 10 dhe kur ai të kthehet, do t’i takojë atij”, deklaroi Alioski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat