Pep Guardiola u largua nga Manchester City pas 10 viteve dhe tashmë emri i tij ka filluar të lidhet me destinacione të tjera.
Para pak kohësh, Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, deklaroi se emërimi i teknikut spanjoll në drejtimin e Italisë nuk është i pamundur. Megjithatë, diçka e tillë duket shumë e vështirë për të ndodhur.
Sipas “The Sun”, Guardiola po mendon për një të ardhme në drejtimin e një kombëtareje tjetër.
Thuhet se ish-trajneri i Manchester Cityt do të preferonte pankinën e Anglisë nëse do të vendoste të bëhej trajner i një kombëtarehe.
Aktualisht, Anglia drejtohet nga Thomas Tuchel, i cili ka kontratë deri pas Euro 2028.