City i hap rrugën brazilianit

Futboll

City i hap rrugën brazilianit

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 11:29
Savinho

Tottenham Hotspur po shtyn fort për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Manchester City, ndërsa lojtari është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës londineze gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të fundit të Fabrizio Romanos, bisedimet mes klubeve janë riakt., transmeton Klan Kosova.

Savinho nuk ka pasur hapësirat e dëshiruara te Manchester City gjatë sezonit të fundit dhe dëshiron më shumë minuta në fushë.

Pikërisht kjo e ka bërë Tottenhamin destinacion tërheqës për 22-vjeçarin, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të trajnerit Roberto De Zerbi për repartin ofensiv.

Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, me Tottenhamin që mbetet favorit për të siguruar firmën e Savinhos, ndërsa edhe Newcastle United po monitoron situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat