Fenerbahçe synon goditje të dyfishtë

Futboll

Fenerbahçe synon goditje të dyfishtë

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 11:50
Robert Lewandowski

Fenerbahçe po punon intensivisht për ta ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit turk i kanë vënë në shënjestër dy emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi nga Stambolli nuk është i fokusuar vetëm te afrimi i trajnerit Antonio Conte, por po e shqyrton seriozisht edhe mundësinë e transferimit të sulmuesit polak Robert Lewandowski.

Lewandowski do të largohet nga Barcelona dhe situata e sulmuesit e ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, përfshirë këtu edhe Milanin e Juventusin në Itali.

Por, Fenerbahçe duket se dëshiron ta bëjë një lëvizje ambicioze për ta bindur veteranin polak ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Drejtuesit turq e konsiderojnë Lewandowskin si emrin ideal për ta rritur nivelin e skuadrës dhe për ta forcuar projektin sportiv të klubit.

Përvoja e tij në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe rekordi i jashtëzakonshëm i golave e bëjnë atë një nga objektivat më të rëndësishëm të afatit kalimtar të verës.

Në të njëjtën kohë, Fenerbahçe vazhdon të punojë edhe për çështjen e trajnerit.

Antonio Conte mbetet një nga kandidatët kryesorë për bankinën e skuadrës, teksa klubi synon ta ndërtojë një projekt të aftë për të rivalizuar në Turqi dhe në garat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat