FSHF-ja prezanton stafin e plotë të trajnerit Rolando Maran

Futboll

FSHF-ja prezanton stafin e plotë të trajnerit Rolando Maran

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 11:54
Rolando Maran

Rolando Maran javë më parë është emëruar trajner i ri i kombëtares së Shqipërisë, pas largimit të brazilianit Sylvinho.

Federata Shqiptare e Futbollit, sot ka prezantuar stafin plotë teknik, që do të jenë krah teknikut italian, i cili sonte do të debutoj te kuqezinjtë, në ndeshjen miqësore ndaj Izraelit.

Ndihmës trajner te kombëtarja e Shqipërisë do të jetë Christian Maraner.

Alfred Osmani do të jetë trajner i portiereve, derisa Andrea Tonelli do të jetë përgatitës atletik.

Ata i kanë uruar suksese Shqipërisë në këtë rrugëtim të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat