Granit Xhaka: Nuk do të mërzitemi 

Futboll

Granit Xhaka: Nuk do të mërzitemi 

Nga: K.Goca Më: 3 qershor 2026 Në ora: 15:38
Granit Xhaka

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Sunderlandin, futbollisti Granit Xhaka dëshiron ta vazhdojë formën e tij të shkëlqyeshme me Zvicrën.

Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, flet për Botërorin, intuitën e tij dhe fundin e karrierës.

“Blick”: Granit Xhaka, Botërori në Amerikën e Veriut do të jetë turneu juaj i shtatë i madh. A jeni ende nervoz?

Granit Xhaka: Nervoz nuk është fjala e duhur. Por pak para fillimit të turneut e ndiej se adrenalina fillon të më rritet.

Megjithatë, tani për tani ndiej kryesisht një entuziazëm të madh. Këto ditë të mbetura të përgatitjeve duhet t’i shijojmë dhe t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Kur të fillojë gjithçka, do të jemi gati.

Është bërë traditë që ju të merrni mjaftueshëm rroba deri në finale. Këtë vit Zvicra duhet të luajë edhe një ndeshje më shumë për ta arritur finalen. A keni vend të mjaftueshëm në valixhe?

Granit Xhaka: Kemi marrë një valixhe të madhe nga kombëtarja. Ka mjaftueshëm vend aty. Prandaj motoja ime nuk ka ndryshuar (qesh).

Pra, titulli i kampionit të botës mbetet objektivi juaj i madh?

Granit Xhaka: Unë dua të bëhem kampion bote. Ëndrrat lejohen, sepse në futboll gjithçka është e mundur. Në një turne duhet të funksionojnë shumë gjëra. Edhe jashtë fushës. Por jam i bindur se kemi një grup shumë të mirë. E dimë se çfarë mund të bëjmë dhe e dimë çfarë pritjesh ka ndaj kësaj skuadre.

Një pyetje që bëhet para çdo turneu: a është kjo kombëtarja më e mirë e epokës suaj?

Granit Xhaka: Nuk jam adhurues i krahasimeve mes skuadrave. Që kur jam pjesë e kombëtares, çdo grup ka pasur pikat e veta të forta dhe të dobëta.

Mes ndeshjes së parë të grupit dhe një të tetës së finales së mundshme mund të kalojnë deri në 24 ditë. Çfarë duhet për ta mbajtur fokusin për kaq gjatë?

Granit Xhaka: Duhet të orientohemi nga Kampionati Evropian para dy vitesh në Gjermani.

Në Stuttgart kishim kushte fantastike. Një hotel vetëm për ne, shumë qetësi dhe infrastrukturë të shkëlqyer.

Nëse di t’i përdorësh si duhet këto gjëra, mund të përfitosh shumë nga fryma e ekipit.

Këtë e treguam me paraqitjet tona gjatë turneut. Me pak fat në penalltitë kundër Anglisë, shumë gjëra do të kishin qenë të mundura.

Pra, nuk keni frikë nga monotonia e grumbullimit në San Diego?

Granit Xhaka: Jo, nuk do të mërzitemi. Kemi stërvitje, mbledhje ekipore dhe edhe jashtë fushës kemi mjaft mundësi për t’u angazhuar.

 Me Sunderlandin keni zhvilluar një sezon ëndrrash dhe si skuadër e sapongjitur keni siguruar kualifikimin në Europa League. As ju ndoshta nuk e prisnit që gjithçka të shkonte kaq mirë, apo jo?

Granit Xhaka: Sinqerisht, nuk jam i befasuar. Gjatë karrierës sime gjithmonë i kam marrë vendimet sipas intuitës sime. Transferimi nga Leverkuseni te Sunderlandi nuk ishte një vendim i nxituar. Kam zhvilluar shumë biseda me pronarin, drejtorin sportiv dhe trajnerin para se të firmosja.

Pas rikthimit në Angli pati edhe zëra kritikë. Njësoj si dy vite më parë, kur kaluat te Leverkuseni. Por në të dyja rastet keni festuar suksese të jashtëzakonshme që në sezonin e parë. Duket se intuita juaj funksionon mirë.

Granit Xhaka: Sigurisht që mund të thuhet se titulli me Leverkusenin ishte një surprizë e vogël. E njëjta vlen edhe për këtë sezon, kur si skuadër e sapongjitur në Premier League përfundon në vendin e shtatë. Por unë e shoh ndryshe, sepse e shoh të gjithë punën që fshihet pas këtyre sukseseve. Kur punon fort çdo ditë, mund të arrish shumë gjëra.

Jeni shpallur transferimi më i mirë i Premier League dhe lojtari i vitit te Sunderlandi. Çfarë kuptimi kanë këto çmime për ju?

Granit Xhaka: Është një lloj konfirmimi se jap gjithçka për suksesin.

Por për mua çmimet individuale nuk kanë shumë rëndësi.

Po ashtu nuk është e rëndësishme të jem unë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, si kapiten i Sunderlandit, jeni në qendër të vëmendjes.

Granit Xhaka: Por kjo nuk është arsyeja pse jam kapiten. Arsyeja është se dua t’i tërheq me vete lojtarët e rinj dhe t’u tregoj profesionalizëm me shembullin tim. Është mirë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat