Trofeu i Kupës së Botës u prezantua këtë të martën në New York, për Kupën e Botës 2026.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe legjenda gjermane, Bastian Schweinsteiger, dhe kryebashkiaku Zohran Mamdani.
Kur kanë mbetur edhe një javë nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës, në Nju Jork është prezantuar për tifozët trofeu që do të ngrihet lart në qiellin e qytetit më 19 korrik.
Në ceremoninë e organizuar në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore morën pjesë ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Bastian Schweinsteiger, dhe kryetari i bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani.
Qindra tifozë dhe nxënës shkollash u mblodhën për të parë nga afër trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.
Schweinsteiger, një nga të paktët futbollistë që ka pasur privilegjin ta ngrejë këtë trofe, e mbajti dhe e puthi atë gjatë ceremonisë, duke kujtuar triumfin e Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 në Brazil.