Gazetari i njohur italian Carlo Pellegatti ka analizuar sezonin e Milanit që u mbyll me dështimin për t’u kualifikuar në zonën Champions dhe punën e Igli Tares në një vit qëndrimi si drejtor sportiv i kuqezinjve.
“Igli Tare nuk punoi dot ashtu siç do të donte. Gjeti një ambient të përçarë te Milani.
Në dijeninë time ka pasur kontakte dhe marrëveshje me disa lojtarë të rëndësishëm, por ato bllokoheshin dhe nuk përfundonin me sukses. I tillë ishte ky sezon për Milanin. Kishte shumë mosmarrëveshje mes drejtuesve. Nuk e tregoi veten dot në këtë periudhë kaq të shkurtër. Mund të them se ishte në vendin dhe kohën e gabuar”.
Pelegati ka vlerësuar maksimalisht edhe trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Rolando Maran.
“E njoh mirë trajnerin Maran.
Është një trajner që ka shumë eksperiencë dhe dëshiron të bëjë futboll sulmues.
Trajnerët italianë kanë qenë të suksesshëm në Shqipëri
. Është nga ata që kuron detajet dhe kërkon një skuadër të vendosur mirë taktikisht”.
Sipas gazetarit të njohur italian, Maran është i duhuri për të arritur objektivat me Shqipërinë.