Vllaznia befason me dy vendimet e fundit

Futboll

Vllaznia befason me dy vendimet e fundit

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 17:14
Vllaznia

Vllaznia është klubi më aktiv nga Abissnet Superiore në rrjetet sociale, sa i përket tri ditëve të para të qershorit.

Kuqeblutë kanë aktivizuar opsionet e rinovimit me lojtarët, ndërsa dy njoftime janë të pazakonta.

Bëhet fjalë për postimet për Sherif Kallakun dhe Kristian Dros. 

Kjo pasi të dy u prezantuan në gushtin e kaluar me kontrata të vlefshme deri në vitin 2027.

Vllaznia ndërkohë ka postuar sërish për Kallakun dhe Dros, duke treguar se i është rinovuar kontrata dhe për edicionin 2026/27. E paqartë është situata, nëse në verë firmosën kontrata 1+1 dhe u prezantuan gabimisht deri në vitin 2027.

Ekipi do vazhdojë në drejtimin e trajnerit Edi Martini. Kujtojmë se kuqeblutë do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat