Talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria!

Futboll

Talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria!

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 13:16
Jason Bori dhe Caleb Simmons

Qendërmbrojtësi shqiptar Jason Bori, bëri dje debutimin te Kombëtarja e moshave U-17, konkretisht në barazimin 2:2 ndaj Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-17.

Bori luajti 15 minuta në duelin e mësipërm. Ndërsa vjen nga akademia e Red Bull New York dhe inkuadrohet në MLS Next Pro, Bori po tregon aftësi që po tërheqin vëmendje edhe te ekipi i parë.

Në postimin e klubit në fjalë, ku lidhej me ftesën e Kombëtares për shqiptarin në grumpmoshën U-17, nuk ka qëndruar në “heshtje” as talenti i mirënjohur Adri Mehmeti.

Mesfushori e ka pëlqyer postimin. Mehmeti është një dëshirë e Shqipërisë për ta marrë në gjirin e saj, i cili luan me SHBA-në e moshave, ndërsa ka “joshur” ekipe gjigante në Evropë si Bayern Munich, Arsenal e PSG..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat