Leon Goretzka ndodhet vetëm 27 ditë larg përfundimit të kontratës me Bayern Munich, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Mesfushori gjerman ishte pranë një transferimi te Milani, por ndryshimet teknike dhe drejtuese në klubin kuqezi bllokuan negociatat.
Mungesa e kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampioneve ndikoi gjithashtu në pezullimin e marrëveshjes. Pas kësaj situate, përfaqësuesit e lojtarit kanë rifilluar kontaktet me klube të tjera europiane.
Arsenal mbetet një nga alternativat më të rëndësishme, ndërsa interesim ka edhe nga Turqia. Juventus kishte kërkuar informacione për Goretzkën që në pranverë, por aktualisht prioritetet e bardhezinjve janë afrimi i një portieri dhe një sulmuesi qendre.
Për më tepër, kërkesat ekonomike të lojtarit, i cili te Bayern përfitonte 7 milionë euro neto plus bonuse në sezon, e bëjnë operacionin më të vështirë. Vetë Goretzka ka deklaruar se nuk ka nxitim për të vendosur dhe do të zgjedhë të ardhmen vetëm kur ta konsiderojë momentin e duhur.