Kombëtarja e Malit të Zi (femrat) në futboll do të presë përzgjedhjen e Uellsit në Ligën e Kombeve B1 të UEFA-s.
Ndeshja luhet nesër në orën 19.00 në Stadiumin e Qytetit në Podgoricë dhe pastaj do të luajë në Shqipëri.
“Dueli me uellsianët mund të jetë një përgatitje e mirë për ndeshjen kundër Shqipërisë në Shkodër - 9 qershor.
Shqipëria është një rivale me cilësi të ngjashme, me një motiv të madh për një ndeshje hakmarrjeje për humbjen e pafat në Nikshiq 2:1 në fillim të ciklit”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
“Fokusi është për ndeshjen kundër Uellsit, në pjesën mbrojtëse të lojës.
Kundër Shqipërisë do të jetë ndryshe, në atë ndeshje duhet të shkojmë për fitoren, sepse mendoj se kemi një ekip më të mirë dhe më cilësor”, tha kapitenja malazeze Sllagjana Bullatoviq.